☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Strategjia Ushtarake, Kodheli: Mbështetet në frymën e bashkëpunimit rajonal për paqe e siguri të përbashkët

Është diskutuar sot në Ministrinë e Mbrojtjes Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, dokumenti bazë i të gjithë punës dhe veprimtarisë së Forcave të Armatosura.

Kodheli-stragjeia-ushtarake-1Diskutimi i kësaj strategjie u bë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend, Spartak Braho, si dhe deputetë të këtij Komisioni.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi se, dokumenti i Strategjisë Ushtarake është një nga më të rëndësishmit për veprimtarinë e Forcave të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të tjera të shërbimeve të inteligjencës.

“Strategjia Ushtarake mbështetet në frymën e bashkëpunimit rajonal për një paqe e siguri të përbashkët. Krahas mbrojtjes së interesave dhe vlerave kombëtare, Strategjia Ushtarake promovon gjithashtu edhe mbrojtjen e interesave dhe vlerave perëndimore të Aleancës Euroatlantike. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e Aleancës Euroatlantike dhe po bën përpjekje të qenësishme për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, Strategjia e re Ushtarake harmonizon rolin, misionin, përgjegjësitë dhe kapacitetet e FARSH me realitetin e ri të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive”, tha Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes shtoi gjithashtu se Strategjia Ushtarake është hartuar duke balancuar të gjithë faktorët e saj. “Ajo sjell në emërues të përbashkët pritjet e mjedisit dinamik të sigurisë, me objektivat dhe rolin e FARSH në këtë mjedis, si dhe burimet në dispozicion të mbrojtjes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë”, u shpreh Ministrja Kodheli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.