Studentët e Gjeologji-Minierave në protestë për godinën
Dhjetëra studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Gjeologji-Minierave kanë bojkotuar mësimin.
Ata i kanë kujtuar qeverisë se pas nxjerrjes nga godina ku ata kanë studiuar për 60 vjet, për ta nuk ka asnjë zgjidhje.
“Pas një viti, jo vetëm që nuk ekziston asnjë projekt për godinën e re, por destinacioni i fakultetit tonë është ende i papërcaktuar. Jemi të bindur në të drejtën tonë dhe do të luftojmë deri në fund për fakultetin që na takon neve dhe të gjithë shoqërisë shqiptare”, thonë studentët.
Ambientet e kësaj godine do t’i shërbejnë Gjykatës së Lartë, ndërkohë që studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti janë shpërndarë nëpër godina të ndryshme.
Studentët kanë paralajmëruar fillimin e protestave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.