Studentët e Listës Studentore nisin fushatën në Republikën Serbe: “Student në çdo fshat” përtej Drinës
Studentët e Serbisë, të mbledhur rreth Listës Studentore, kanë nisur fushatën parazgjedhore edhe në Republikën Serbe. Aksioni “Student në çdo fshat” po zgjerohet përtej Drinës, duke përfshirë tashmë edhe entitetin serb të Bosnjë-Hercegovinës, raporton portali Danas.rs.
Dy grupe studentësh u nisën të martën nga Novi Sadi. Grupi verior do të përshkojë Bijelinën, Bërçkon, Dobojin dhe Banjalukën, ndërsa grupi lindor do të kalojë përmes Trebinjes, Vishegradit, Bratunacit dhe Zvornikut.
Organizatorja e aksionit, Marija Božoviç, deklaroi: “I vendosur jemi të bisedojmë me sa më shumë qytetarë… populli ynë përtej Drinës nuk është përjashtim”.
Sipas organizatorëve, para mbërritjes në destinacione studentët kishin marrë dhjetëra ftesa për mikpritje nga qytetarët e Republikës Serbe.
Paralelisht me këtë aksion vazhdon edhe turi biçikletor dhjetëditor me Kushtetutën e Serbisë, i cili niset nga Subotica drejt Vranjes, me takimin final të planifikuar në Kragujevc.
Burimi: Danas.rs



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.