🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.95 ▲0.76%
ARI 4,131 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,220 ▼ -2.71% ETH $2,570 ▼ -4.71% XRP $1.4175 ▼ -5.35% SOL $116.0200 ▼ -4%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.95 ▲0.76 % ARI 4,131 ▼0.22 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.95 ▲0.76 % ARI 4,131 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Studentët e Shkollës së Etikës vizituan Telegrafin, diskutuan për sfidat e gazetarisë dhe mbrojtjen e privatësisë

Në ditën e dytë të modulit të dytë të Shkollës së Etikës së Gazetarisë, organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), studentët dhe gazetarët e rinj pjesëmarrës kanë vizituar median online Telegrafi dhe Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).

Në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu studentët dhe gazetarët e rinj bashkëbiseduan për punën në redaksi, punën praktike të përditshme të gazetarëve në terren, si dhe funksionimin e një medie.

Hajrullahu shpjegoi organizimin e punës në redaksi, përfshirë lajmet e ditës, por edhe realizimin e shumë produkteve të tjera të Telegrafi.com.

Ai, po ashtu, theksoi rëndësinë e respektimit të Kodit të Etikës të KMSHK-së në funksion të raportimit të drejtë dhe profesional.

Në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP) vijuesit e Shkollës së Etikës patën rastin të bashkëbisedojnë me komisioneren e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dërmaku dhe me drejtoren e përgjithshme, Lumnije Demi.

Në takim u theksua roli i AIP-së në trajtimin e ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke u siguruar se çdo individ ka të drejtë të ketë qasje në informacion, sipas legjislacionit në fuqi.

Komisionerja inkurajoi studentët që të ndjekin parimet e etikës në punën e tyre dhe të angazhohen për një gazetari të përgjegjshme, që është në shërbim të informimit të drejtë dhe të saktë të publikut, duke respektuar privatësinë dhe të drejta e qytetarëve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen gazetarët në epokën e informacionit të shpejtë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve në sigurimin e integritetet të informimit publik.

Ky edicion i Shkollës së Etikës së Gazetarisë organizohet me përkrahjen e UNESCO-s në kuadër të projektit ”Ndërtimi i besimit te mediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike“, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.