Ekonomia

Studimi i Gallup, Shqipëria vend me angazhim të ulët social

Instituti amerikan Gallup ka realizuar një studim në lidhje me angazhimin në shoqërinë civile, qoftë kjo për dhurimin e fondeve apo edhe për dedikimin e kohës së lirë për çështjet vullnetare. Në studim janë përfshirë 140 shtete, mes tyre edhe Shqipëria, e cila u rendit ndër vendet me indeks të ulët (26).

Në përgjithësi, sipas këtij indeksi, vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë renditur tek ato me angazhim të ulët social. Indeksi është më i ulët për vende si Maqedonia (24), Serbia (20), Bosnja (21), Greqia (19).

Gallup thekson se më shumë se 4 persona në 10, në të gjithë botën, janë shprehur se kanë ndihmuar një të huaj ose dikë që nuk e njihnin më parë (44%). Shumë më të pakët në numër janë ata të intervistuar të cilët kanë dhuruar para (27%) ose kanë shpenzuar kohë në veprimtari vullnetare. Greqia (19).

Të shprehura në shifra, për vitin 2015 janë: Në të gjithë botën, rreth 1.4 miliardë njerëz kanë dhuruar para për bamirësi, rreth 1 miliard kanë bërë punë vullneare dhe rreth 2.2 miliardë kanë ndihmuar një të huaj në muajin e fundit.

Vendi me indeksin më të lartë (70), që nënkupton angazhimin më të madh social të njerëzve, është Mianmar. Ky është një vend me tradita të forta budiste, ku dhurimi dhe ndihma reflektohen nga njerëzit si sjellje pozitive. Të anketuarit në Mianmar i janë përgjigjur me “po” pjesës më të madhe të pyetjeve, ndërsa rreth 91% e të anketuarve kanë dhënë se kanë dhuruar para për bamirësi. Sipas studimit të Gallup, pjesa më e madhe e të anketuarve në 72 shtete kanë deklaruar se kanë ndihmuar një të huaj.

Ndërsa njerëzit janë më pak të prirur që të heqin dorë nga koha e tyre e lirë dhe të angazhohen në aktivitete sociale. Kjo vlen kryesisht për moshat e rritura, të cilët priren më shumë të ndihmojnë të panjohurit (44%) sesa të bëjnë vullnetarizëm (20%).

Vihet re se në shtetet që kanë të ardhura më të larta, njerëzit tentojnë të jenë më të angazhuar në aspektin social, e kjo vlen kryesisht për SHBA-në, Australinë, Zelandën e Re apo edhe Kanadanë.

Ndërsa vendet që kanë pasur probleme ekonomike apo sociale, si Greqia, Kongo, Palestina kanë normë të ulët angazhimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button