Ekonomia

Subashi: Plan zhvillimi të detajuar për zonat rurale

 Kryetari i bashkise se Fierit, Armando Subashi, premton nje plan zhvillimi te detajuar per zonat rurale. Gjate nje interviste per ATSH-ne, ai theksoi se Ish- komunat apo zonat rurale kane nevoje te zhvillohen ne perputhje me strategjine dhe planin rregullues te bashkise se madhe dhe  te ashtuquajturat “vija te verdha” (kufijte e ndertimeve) kane nevoje per ndryshime. Me reformen e re administratve, bashkia e Fierit shnderrohet ne nje bashki me destinacion te theksuar turistik, pasi ka rreth 44 km vije bregdetare. Ndertimet e kontrolluara, sipas nje plani te mirestudiuar urban, do t’ia shnderrojne realisht imazhin kesaj zone, duke e kthyer ne zone aktrative dhe model te zhvillit turistik. Subashi ka garantuar pastrimin e zones bregdetare nga betonimet e ndertuesve pirate dhe te “forteve” te jashtligjshem.

ATSH – Te “fortet” e ndertimeve, pasi betonizuan qytetin i kane kthyer syte nga zonat rurale e kryesisht nga ajo bregdetare. Cili do te jete qendrimi juaj zyrtar per ndertimet me dhe pa leje?

SUBASHI – Ne kemi filluar te ndertojme strategjine e zhvillimit te bashkise sone te re, ku perfshihet plani rregullues vendor. Kjo presupozon nje plan vendor jo vetem per qytetin, por edhe per fshatrat. Problemet jane te shumta dhe nje nga keto eshte e ashtuquajtura “vije e verdhe”,  e cila duhet rishikuar. Eshte e nevojshme qe vijat e verdha te ndertimit ne zonat rurale te zgjerohen, pasi nevojat per ndertim jane me te medha dhe ne i kemi perfshire ne platformen tone keto nevoja dhe koha e ndertimeve “barbare”,  betonizimeve pa vend qe i kane zene frymen qytetit, ka perfunduar.

ATSH – Cili eshte vizioni juaj per zhvillimin e bashkise se madhe dhe zonave rurale qe i jane bashkangjitur?

SUBASHI – Per fat te mire, bashkia e Fierit eshte nje nga bashkite e pakta ne vend qe ka nje plan rregullues te miratuar nga Keshilli Kombetar i Territorit. Kjo I hap rruge investimeve te ndertuesve dhe zhvillimit te shpejte te qytetit. Por, ndryshe nga qyteti, zhvillimi I zones bregdetare nuk mund te behet vetem me nje plan vendor. Aty ka nevoje per bashkepunim me te madh, me partnere nderkombetare dhe qeverine, me qellim qe kjo zone te behet me aktrative.  Madje, ne parashikojme mundesine e zhvillimit te nje konkursi nderkombetar lidhur me modelin dhe strategjine e zhvillimit te kesaj zone.

ATSH – Sa reflektohet fryma e bashkepunimit ne hartimin e strategjise suaj te zhvillimit​?

SUBASHI –  Ne kemi bashkepunuar me agjenci prestigjoze, sic eshte CO-PLANI, me komunitetin e biznesit, me aktoret e interesuar dhe komunitetin. Vecanerisht do te permendja ne kete drejtim USAID, nje partner shume I fuqishem, qe ka financuar shume projekte ne te gjithe vendin.

Ne fund te intervistes, Subashi theksoi se stradegjia e zhvillimit e ndan zonen bregdetare ne dy pjese. Njera i pershtatet projekteve te zhvillimit industrial, sic eshte projekti I gazesjellesit TAP dhe pjesa tjeter do te jete e paster per zhvillimin e nje turizmi elitar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button