Europa

Suedi, digjet xhamia, plagosen pesë persona

Një zjarr i shpërthyer nga një objekt i lëshuar nga jashtë në një xhami në qendër të Suedisë, ka provokuar plagosjen e pesë personave. Lajmin e ka bërë të ditur policia, duke shpjeguar që “dikush ka hedhur një objekt ndezës përmes një dritareje dhe në brendësi të xhamisë ka shpërthyer flaka”.

xhami-320x213Ngjarja ndodhi në xhaminë e Eskilstunës, 90 kilometra në perëndim të Stokholmit, ku brenda ndodheshin 15-20 persona. Ndërkohë pesë persona patën probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital.

Incidenti vjen në një moment debatesh të ashpra mbi politikat e emigracionit në vend. Ekstremi i djathtë kërkon uljen në 90% të numrit të azilkërkuesve që u lejohet qëndrimi.

Partitë e qendrës nga ana tjetër synojnë ruajtjen e linjës liberale sa i takon të ardhurve. Policia po e trajton episodin si zjarr vënie me dashje, por tani për tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Xhamia ndodhej në katin e parë të një godine që përdorej edhe për shtëpi banimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button