☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,599 ▲0.66%
DOW 46,458 ▲0.72%
NASDAQ 21,962 ▲0.92%
NAFTA 90.22 ▼2.31%
ARI 4,554 ▲3.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,232 ▲ +2.91% ETH $2,172 ▲ +2.65% XRP $1.4150 ▲ +1.83% SOL $92.1400 ▲ +3.51%
S&P 500 6,599 ▲0.66 % DOW 46,458 ▲0.72 % NASDAQ 21,962 ▲0.92 % NAFTA 90.22 ▼2.31 % ARI 4,554 ▲3.46 % S&P 500 6,599 ▲0.66 % DOW 46,458 ▲0.72 % NASDAQ 21,962 ▲0.92 % NAFTA 90.22 ▼2.31 % ARI 4,554 ▲3.46 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Suedia përshkallëzon kërkimet për “nëndetëset e huaja”

kerkimet-suedezeSuedia ka përforcuar prezencën ushtarake në arkipelagun e Stokholmit gjatë së shtunës, me synimin për të “pastruar” ujërat e saj nga “aktivitetet e huaja nënujore”, një mobilizim që ka përfshirë anije, trupa ushtarake dhe helikopterë, që nuk janë parë kurrë që prej Luftës së Ftohtë.

Kërkimët ne detin Baltik, në më pak se 30 milje nga Stokholmi, nisën të premten dhe rikthyen kujtimet e viteve të fundit të Luftës së Ftohtë, kur Suedia ishte vazhdimisht në kërkim të nëndetëseve sovjetike përgjatë brigjeve të saj dhe në thellësi.

Tashmë janë rikthyer tensionet mes Rusisë dhe vendeve nordike apo shtetet Baltike, shumica e të cilave janë tashmë anëtare të Bashkimit Europian, kjo për shkak të përfshirjes së Moskës në krizën e Ukrainës. Finlanda akuzoi javën e kaluar marinën ruse, se kishte interferuar me një anije kërkimore mjedisore finlandeze, kjo ngjarje në ujëra ndërkombëtare.

Ushtria suedeze ka thënë se informacioni mbi aktivitete të dyshimta ka ardhur nga një burim tepër i besueshëm, por pa dhënë detaje, ndaj dhe një personel me më shumë se 200 persona është përfshirë në kërkime.

E përditshmja suedeze, “Svenska Dagbladet”, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri ndaj kësaj “gjuetie”, tha se ajo kishte nisur pas një transmetimi radiofonik në rusisht në një frekuencë emergjente.

Trafiqe të tjera radiofonike të koduara, nga një pikë e arkipelagut dhe enklavë e Kaliningradit, ku ndodhet dhe selia e flotës ruse në Baltik, ishin kapur gjatë mbrëmjes së të premtes, pasi kishin nisur kërkimet e Suedisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se nuk ka asnjë situatë emergjence në detin Baltik, që përfshin anijet ruse.

“Anijet e marinës ruse dhe nëndetëset janë duke përmbushur detyrat e tyre në ujërat ndërkombëtare oqeanike sipas planeve”, është cituar të ketë dhënë një zëdhënës i Ministrisë nga agjencia e lajmeve “Interfax”. “Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë situata të jashtëzakonshme, e aq më pak emergjence, që përfshijnë anijet luftarake ruse”.

Vendet e rajonit pranë detit Baltik janë tepër të shqetësuara për shkak të ambicieve ushtarake ruse, që pasi Moska aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në Mars, pas rrëzimit të Presidentit pro-Moskës nga protestuesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.