Sulm me raketa në Kiev, goditet baza ushtarake/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Bota duhet ta ndalë Putin. Rusia e mohon
Zyrtari të qeverisë ukrainase thonë se këtë mëngjes ka pasur sulme me raketa në Kiev, si dhe lëvizje të trupave në Odessa në jug të vendit.
Ministrinë e Brendshme e Ukrainës, ka njoftuar se disa nga raketat kanë sulmuar qendrat e komandës ushtarake të raketave të Ukrainës dhe selinë ushtarake në Kiev.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përmes rrjeteve sociale ai thotë se Vladimir Putin, ka nisur ‘pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë’.
Sakaq, ai thekson se do të mbrojnë veten ndërsa shton se bota mund, dhe duhet ta ndalë Putinin që të sulmojë.
Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar të ketë sulmuar qytetet ukrainase – duke thënë se po synon infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me “armë të precizionit të lartë”.
Ndërkohë banorët janë duke u larguar nga qyteti. Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar të ketë sulmuar qytetet ukrainase – duke thënë se po synon infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me “armë të precizonit të lartë”.