🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.74 ▲1.18%
ARI 4,677 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,897 ▼ -0.47% ETH $2,112 ▼ -0.3% XRP $1.3236 ▼ -0.61% SOL $79.9000 ▼ -2.79%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.74 ▲1.18 % ARI 4,677 ▼0.17 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.74 ▲1.18 % ARI 4,677 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Sulm terrorist në aeroportin “Ataturk” të Strambollit, dhjetë të vdekur

Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime kamikaze në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa ministri turk i Drejtësisë flet për rreth 10 të vdekur e 40 të tjerë të plagosur mes pasagjerëve që prisnin të udhëtonin.

Kane qene dy kamikaze qe kane bere shperthimim. Pas shperthimit jane degjuar te shtena me arme. Qeveria turje eshte mbledhur me menyre urgjente.
Automjete të shumta emergjencash shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa periferia e aeroportit u bllokua për mjetet e tjera. Mësohet gjithashtu se janë ndaluar edhe linjat e metrove që të dërgonin në këtë aeroport.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, taksitë e ndodhura aty kanë transportuar të plagosurit për në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk dihen përgjegjësit e shpërthimeve.
Turqia ka përjetuar disa raste shpërthimesh gjatë muajve të fundit, të cilat janë lidhur me kurdët apo me militantët e Shtetit Islamik. Mes tyre rasti i Stambollit që pati për objektiv turistët, por edhe shpërthime në rajonin Juglindor me shumicë kurde që kanë shënjestruar forcat e policisë dhe ushtarët.
Sulme të tilla janë rritur së tepërmi në shkallë të gjerë dhe frekuenca të larta, duke frikësuar ndjeshëm turistët e huaj e duke sjellë për pasojë dëmtimin e ekonomisë turke, e cila bazohet kryesisht në të ardhurat prej turizmit.
Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është i treti në Europë për nga numri i pasagjerëve, teksa në vitin 2015 janë shënuar plot 61.8 milionë të tillë që kanë kaluar përmes terminaleve të tij. Ai është gjithashtu konsiderohet si një nyje lidhëse e fluturimeve mes Europës dhe Azisë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.