🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.61 ▲0.96%
ARI 4,676 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,652 ▲ +3.21% ETH $2,146 ▲ +4.15% XRP $1.3383 ▲ +2.93% SOL $81.7100 ▲ +2.39%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.96 % ARI 4,676 ▼0.08 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.96 % ARI 4,676 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Amerika

‘Sulme të mundshme nga Irani në territorin amerikan’-Trump: S’jam i shqetësuar

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për sulme të mundshme të mbështetura nga Irani në territorin amerikan, pavarësisht paralajmërimeve nga FBI për kërcënime të mundshme me dronë.

Sipas raportimeve nga Reuters dhe burime të tjera si Jerusalem Post, ABC News dhe të tjera, Trump u pyet nga gazetarët nëse është i shqetësuar nëse Irani mund të zgjerojë hakmarrjen duke përfshirë sulme në SHBA, dhe ai u përgjigj shkurt: Jo nuk jam.

Gjithashtu, ai përmendi se SHBA dhe Izraeli kanë shkatërruar pothuajse të gjithë flotën iraniane dhe anijet mineruese në një natë të vetme.

Qëndrimi i tij vjen mes të luftës së vazhdueshme midis SHBA-së/Izraelit dhe Iranit, e cila filloi rreth dy javë më parë me sulme të përbashkëta amerikano-izraelite që vranë udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Irani ka kryer sulme hakmarrëse në rajon, por deri tani nuk ka pasur konfirmim për sulme direkte në territorin e SHBA-së.

Në fund të shkurtit FBI dërgoi alarmin për departamentet e policisë në Kaliforni, duke thënë se kishte informacion se Irani kishte qëllime për të kryer një sulm të befasishëm me dronë  nga një anije e panjohur jashtë bregut të SHBA-së, duke synuar objektiva të paspecifikuara në Kaliforni, në rast se SHBA do të sulmonte Iranin.

FBI theksoi se nuk ka informacion shtesë për kohën, metodën, objektivat ose autorët e këtij sulmi të pretenduar.

Zyrtarë të FBI-së, policisë së Los Anxhelosit, guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë nuk kanë komentuar menjëherë.

Ky është një zhvillim i ri në kontekstin e eskalimit ushtarak, ku Trump ka shprehur besim se lufta do të përfundojë shpejt, por ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Irani pengon rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit.

/rtsh.al/

The post ‘Sulme të mundshme nga Irani në territorin amerikan’-Trump: S’jam i shqetësuar appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.