Sulmet ruse me dronë ndërpresin internetin për rreth 100,000 familje në Kiev
Ministria e transformimit digjital e Ukrainës njoftoi se sulmet e së mërkurës lanë pa internet rreth 100 mijë familje në Kiev dhe në rajonin përreth
Sulmet ruse me dronë të mërkurën ndërprenë shërbimin e internetit për rreth 100,000 familje në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe në rajonin përreth, njoftoi ministria e transformimit digjital e Ukrainës.
Ministria, në një njoftim në aplikacionin Telegram, tha se ekspertët po punojnë për të vlerësuar dëmet dhe për riparimet, pas sulmeve që zgjatën me orë nga mëngjesi deri në mesditë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi në Telegram se forcat e saj kishin goditur një numër qendrash të dhënash dhe depo logjistike që, sipas saj, përdoreshin në dobi të ushtrisë ukrainase — dy qendra në Kiev dhe dy qendra logjistike në portin e Detit të Zi në Odesë.
Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se sulmet ndaj qendrave të dhënash rrezikojnë jetët e njerëzve: “Rusia ka goditur qendrat kryesore ukrainase të të dhënave, duke kërkuar të ndërpresë rrjedhën e informacionit. Alarmet e shpejta për kërcënimet me raketa dhe dronë janë thelbësore — ato shpëtojnë jetë.”
“Kjo është infrastrukturë civile kritike që siguron që njerëzit të kenë qasje në informacionin që shpëton jetë. Nuk është objektiv ushtarak. Është thelbësore për funksionimin e jetës së përditshme,” shkroi Sybiha në X.
Burimi: Reuters



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.