Drejtori aktual i Lotarisë, Aleksandar Klimovski, dëshmon në gjykatë
Klimovski dëshmoi në gjykimin për "Lotarinë Shtetërore" dhe tha se terminalet e blera janë pronësi e institucionit, i cili i ka nën kontroll dhe e di saktë se ku janë të vendosur
Drejtori aktual i Lotarisë Shtetërore, Aleksandar Klimovski, ka dëshmuar sot në procesin gjyqësor për rastin “Lotaria Shtetërore”, siç njofton Alsat.
Gjatë dëshmisë së tij, sipas Alsat, Klimovski nuk ka potencuar shkelje të ndonjë procedure në furnizimet publike, ndërsa për aparatet e blera ka vërtetuar se ato janë në pronësi të institucionit që ai drejton.
“Po, Lotaria Shtetërore i ka nën kontroll terminalet dhe po, është e vërtetë se e dimë saktë se ku janë të vendosur, jo vetëm këto terminale, por të gjithë të tjerët që janë pronësi e Lotarisë Shtetërore”, ka deklaruar Klimovski.
Ai ka shtuar se i bashkohet ndjekjes penale të prokurorisë, ndërsa për kërkesën për shpërblimin e dëmit do të kërkojë mendim nga organet kompetente të Lotarisë Shtetërore, njofton Alsat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.