☁️
Tiranë 23°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,639 ▼0.23%
DOW 52,499 ▼0.14%
NASDAQ 26,310 ▼0.09%
NAFTA 101.93 ▲1.88%
ARI 4,351 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,873 ▲ +2.03% ETH $2,530 ▲ +0.98% XRP $1.4245 ▲ +5.15% SOL $102.9700 ▲ +1.94%
S&P 500 7,639 ▼0.23 % DOW 52,499 ▼0.14 % NASDAQ 26,310 ▼0.09 % NAFTA 101.93 ▲1.88 % ARI 4,351 ▼1.31 % S&P 500 7,639 ▼0.23 % DOW 52,499 ▼0.14 % NASDAQ 26,310 ▼0.09 % NAFTA 101.93 ▲1.88 % ARI 4,351 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Europa

Sulmi me armë në shkollë në Turqi, hetuesit gjejnë një shënim në kompjuterin e 14-vjeçarit, armët ia mori të atit kryeinspektor policie

Autoritetet turke kanë zbuluar një dokument të rëndësishëm në kompjuterin e autorit të sulmit në shkollën e Kahramanmaraş, i cili tregon se ngjarja tragjike ishte planifikuar paraprakisht.

Sipas hetimeve, në pajisjen e 14-vjeçarit u gjet një dokument i datës 11 prill 2026, ku ai përmendte synimin për të kryer një “akt të madh në të ardhmen e afërt”. Ky zbulim forcon dyshimet se sulmi nuk ishte spontan, por i menduar dhe përgatitur më herët.

Nga sulmi humbën jetën 9 persona, përfshirë 8 nxënës dhe një mësues, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në rrjetet sociale të të miturit kishte referenca ndaj autorëve të sulmeve të ngjashme jashtë vendit, çka po analizohet nga ekspertët. Megjithatë, autoritetet theksojnë se deri më tani nuk ka prova për lidhje me organizata terroriste, duke e konsideruar ngjarjen si një akt individual.

Ngjarja në Kahramanmaraş është një nga dy sulmet e rënda në shkolla brenda pak ditësh në Turqi, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë, aksesin në armë dhe ndikimin e përmbajtjeve të dhunshme tek të rinjtë.

Prokurorët thanë se pesë pistoleta të përdorura nga sulmuesi u sekuestruan në vendngjarje.

Një ekzaminim mjeko-ligjor zbuloi se armët ishin të licencuara në emër të babait të adoleshentit, kryeinspektorit të policisë Ugur Mersinli, thuhet në deklaratë.

Babai i autorit u mor në paraburgim dhe, pasi dha deklaratën e tij është arrestuar.

The post Sulmi me armë në shkollë në Turqi, hetuesit gjejnë një shënim në kompjuterin e 14-vjeçarit, armët ia mori të atit kryeinspektor policie appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.