Tragjedi në Petroupoli: 24-vjeçari vdes pas përplasjes së dy motoçikletave, plagosen dy 17-vjeçarë
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi herët mëngjesin e së hënës në Petroupoli, në periferi të Athinës, ku motoçikleta e drejtuar nga një 24-vjeçar u përplas me një tjetër motoçikletë në të cilën udhëtonin dy 17-vjeçarë, siç njofton ProtoThema.
Sipas raportimit të Skai, 24-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të rinjtë 17-vjeçarë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital nga ekipet e EKAB-it.
Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes, që ndodhi në orët e para të së hënës, më 5 tetor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.