☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.62 ▲0.77%
ARI 4,785 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,860 ▲ +1.1% ETH $2,195 ▲ +0.32% XRP $1.3482 ▲ +0.53% SOL $83.7200 ▲ +1.42%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.62 ▲0.77 % ARI 4,785 ▼0.69 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.62 ▲0.77 % ARI 4,785 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Super të pasurit i drejtohen Zelandës së Re për të shpëtuar nga Apokalipsi

Në konventën e partisë Republikane në Cleveland korrikun e kaluar, donatori i Trump, Peter Thiel, shpalli veten “mbi të gjitha, krenar të jetë një amerikan”.

Kështu, që erdhi si diçka e papritur për Zelanden e Re kur zbuloi se bashkëthemeluesi i PayPal dhe anëtari i bordit të Facebook iu bashkua një grupi në rritje të amerikanëve të pasur që kërkojnë një strehë nga një apokalipsi i mundshëm global, shkruan britanikja e njohur ‘The Guardian’.

Është zbuluar kohët e fundit se Thiel ka blerë një pronë prej 4.5 milionë paund pranë qytetit të Zelandës së Re, Wanaka, në vitin 2015. Kur gazetari i New Zealand Herald, Matt Nippert, pyeti pse Thiel ishte lejuar të blinte tokë në një zonë që klasifikohet “e ndjeshme” pa leje nga Zyra e Investimeve Jashtë vendit, iu tha se kjo nuk ishte e nevojshme – Thiel ishte tashmë një qytetar prej vitit 2011.

Ai nuk është i vetëm. Raportet e fundit nga Bloomberg dhe New Yorker sugjerojnë dhjetra, në mos qindra,  futuristë të Silicon Valley, që në fshehtësi janë duke u përgatitur për fundin e botës. Këta njerëz që janë frikësuar dhe shpresojnë ti mbijetojnë Apokalipsit, po furnizohen memallra të qëndrueshëm. Duke investuar në monedha ari të ngurta. Duke i mbajtur helikopterët gati për nisje. Duke blerë apartamente në bunkerë që i rezistojnë bombave bërthamore. Dhe në qoftë se një skenar i zi shpaloset, shumë prej tyre kanë një rrugë për të shpëtuar tashmë në mendje: në jug, jug, të gjithë rrugës për në Zelandën e Re.

Nëse ju doni të shpëtoni nga apokalipsi, nuk ka vend më të mirë. Kur pjesa tjetër e botës është duke shpërthyer, izolimi –që  shpeshherë mendohet të jetë dobësia e madhe të Zelandës së Re – mund të bëhet forca e saj e madhe. Kombi Ishull është shumë larg për t’u pushtuar, dhe ndahet nga vendi më i afërt nga Deti Tasman me gjerësi 2,800km dhe ka qenë larg pasojave të ndryshimeve klimaterike.

Liderët e teknologjisë duken veçanërisht të joshur nga reputacioni që ka Zelanda e re ndaj Armagedon. Bashkë-themeluesi i LinkedIn, Reid Hoffman, i tha New Yorker se përmendja e emrit të këtij vendi ishte bërë një lloj kodi në Silicon Valley. “Duke thënë se ju jeni ‘duke blerë një shtëpi në Zelandën e Re” është një lloj sinjali, mos thuaj më shumë “, tha ai.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Robert Johnson, president i Institutit të të Menduarit të Ri Ekonomik, tha se ai njihte “menaxherë të fondeve në të gjithë botën të cilët janë blerë toka dhe ferma në vende si Zelanda e Re, sepse ata mendojnë se ata kanë nevojë për një vend shpëtimi”.

Një sipërmarrës ka vlerësuar se 50% e kolegëve të tij kanë blerë prona në Zelandën e Re ose diku tjetër. Shifrat nga viti 2016 tregojnë se blerësit amerikanë ishin të dytët, pas australianëve në sipërfaqen e tokës së Zelandës së Re, që ata kanë blerë. Në një vit deri në qershor të vitit të kaluar, 1,288 amerikanë fituan vendbanim në Zelandën e Re, ndërsa për 11.873 të tjerë janë lëshuar viza pune apo studentore.

“Njerëzit duan të ikin nga aty ku ata janë, dhe ata mendojnë se Zelanda e Re është e sigurt”, ka thënë agjenti i emigracionit të Auckland, David Cooper, për Bloomberg, duke shtuar se Zelanda është një vend i mirë për t’u strehuar ku “bota po shkon në ferr “.

Ankthi mbi presidentin e ri të SHBA-ve duket se ka bërë që shumë amerikanë të shikojnë mundësinë e Zelandës së Re – dhe jo vetëm të pasurit e Silicon Valley. Në 48 orë pasi Trump u zgjodh, faqet e internetit të emigracionit nga Zelanda e Re panë një një rritje 2,500% të trafikut. Faqja e emigracionit në  Zelandën e Re ka marrë 88,353 vizita nga SHBA – nga deri nga 2300 vizita në ditë më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.