Bota

Paralajmëron Obama: Fati i botës është në rrezik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje demokratëve të të gjitha etnive që të dalin dhe të votojnë për Hillary Clintonin, duke paralajmëruar se fati i republikës amerikane, si dhe i botës, është në rrezik.

Ai ka thënë se rivali republikan i Hillaryt, Donald Trump, është kërcënim ndaj të drejtave civilë të fituara me mund të madh. Obama i bëri këto komente gjatë një fjalimi në një tubim në Karolinën Veriore.

Ndërkohë, Trump ka thënë se Obama duhet të ndalojë së bëri fushatë për Hillary Clintonin, dhe të përqendrohet në udhëheqjen e vendit.

“Fundi është se askush nuk dëshiron edhe katër vjet tjera të Obamas,” Trump u ka thënë përkrahësve në Pensacola, Florida. Sipas tij, Hillary është turbulluar kohëve të fundit.

Amerikanët do të votojnë të martën e ardhshme për kandidatin që duan ta shohin në Shtëpinë e Bardhë, me sondazhet e fundit që tregojnë se gara është duke u ngushtuar mes Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button