🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.35 ▼1.2%
ARI 4,387 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,690 ▼ -3.76% ETH $2,059 ▼ -5.23% XRP $1.3601 ▼ -4.04% SOL $86.5700 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,387 ▲0.25 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,387 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Supergrabitja e thesarit, arrestohet punonjësi i 6 i Bankës së Shqipërisë

policia_ngjarje1-320x209Një tjetër arrestim është bërë sot në mëngjes në kuadër të operacionit për kapjen e personave që janë të përfshirë në vjedhjen e thesarit të shtetit. Në pranga ka rënë Bashkim Xhilaga, shef i arkës “stok në veprim” në Bankën e Shqipërisë.

Xhilaga ishte shpallur në kërkim nga policia, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar vjedhjen e thesarit të bankës nga i arrestuari kryesor, Ardian Bitraj.

Në këtë mënyrë, shkon në 9 numri i personave të arrestuar, ku vetëm dje u ndaluan gjashtë persona, 5 punonjës të BSH-së dhe 1 person tjetër, që sipas policisë është nipi i Ardian Bitrajt. Përveç këtij të fundit, para pak ditësh përfundoi në pranga edhe bashkëpunëtorja e tij Mimoza Bruzia.

Shtetasit e arrestuar dje janë Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Dhimitër Davidi dhe Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitrajt.

Sipas organit të akuzës, të gjashtë shtetasit e arrestuar, punonjës të BSH-së, kanë ndihmuar Ardian Bitrajn të vjedhë thesarin e shtetit për 4 vjet.

[poll id=”3″]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.