Superliga vazhdon të nxisë debate, Real Madridi kërkon para nga gjashtë klube angleze
Rikthehet sërish në skenë çështja e Superligës. Real Madridi synon t’u kërkojë 6 klubeve angleze që iu bashkuan fillimisht projektit – përkatësisht Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal – të kontribuojnë në kostot e shkaktuara për nisjen e tij.
Këto shpenzime u mbuluan nga klubi spanjoll, si dhe nga Barcelona e Juventusi (ky i fundit u tërhoq zyrtarisht në vitin 2023). Kostoja totale mund të arrijë deri në 80 milionë euro.
Florentino Pérez pohon se klubet e lartpërmendura janë të detyruara të mbulojnë kostot që lidhen me zhvillimin e projektit, pavarësisht tërheqjes së tyre të papritur.
Mbetet për t’u parë nëse Real Madridi zotëron bazat e nevojshme kontraktuale për të kërkuar një shumë të tillë; sipas “The Athletic”, “Los Blancos” janë të gatshëm të hyjnë në një betejë ligjore për të siguruar shumën e kërkuar.
Vlen të kujtohet se 6 klubet angleze, së bashku me AC Milanin, Interin dhe Atlético Madridin, u tërhoqën nga projekti vetëm pak ditë pas nisjes së tij më 19 prill 2021. Më pas, më 11 shkurt 2026, klubi i fundit që kishte mbetur — Real Madridi — njoftoi zyrtarisht përfundimin e nismës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.