☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,493 ▼0.75%
DOW 52,040 ▼0.67%
NASDAQ 24,993 ▼1.03%
NAFTA 86.04 ▼0.93%
ARI 4,045 ▼1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,255 ▼ -2.24% ETH $2,024 ▼ -4.94% XRP $1.0435 ▼ -5.35% SOL $82.1700 ▼ -5.35%
S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,040 ▼0.67 % NASDAQ 24,993 ▼1.03 % NAFTA 86.04 ▼0.93 % ARI 4,045 ▼1.69 % S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,040 ▼0.67 % NASDAQ 24,993 ▼1.03 % NAFTA 86.04 ▼0.93 % ARI 4,045 ▼1.69 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Superoperacioni në 4 shtete nga SPAK dhe Antimafia italiane/ Drogë, korrupsion, pastrim parash! Lëshohen 38 urdhër-arreste

Një super operacion i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, ku janë lëshuar 38 urdhër-arreste, për 10 persona është ekzekutuar masa më parë.
Sipas njoftimit, arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë e Mal të Zi. Gjithashtu është urdhëruar konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh.

Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje.

Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.

Ky operacion është vijimi i operacioneve “SHEFI” dhe “KULMI”, të kryera në vitin 2018 e në vitin 2020, ku përmes deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe më pas trafikimi në drejtim të brigjeve të Puglis në bordin e gomonëve oqeanike.

Gjatë dy operacioneve të mësipërme  u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro prona, automjete e para cash.

Pritet që Prokurori i Antimafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.