Rajoni

Suzhou, nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Hungari-Serbi

U nënshkrua të martën pasdite në Suzhou marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Hungari-Serbi, në prani të kryeministrit kinez Li Keqiang, si dhe kryeministrit hungarez Viktor Orbán dhe atij serb Aleksandar Vuçiç.

Si një ndër projektet më të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit Kinë-EQL, ndërtimi i hekurudhës u propozua për herë të parë në vitin 2013 nga kryeministrat e të tre vendeve.

Pritet që kjo vepër infrastrukturore të thellojë nivelin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore-Lindore.MARREVESHJA1

85% e ndërtimit të hekurudhës Hungari-Serbi do të realizohet me investime kineze dhe mësohet se linja e re hekurudhore moderne do të shkurtojë deri në 2 orë e gjysmë distancën midis Hungarisë dhe Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button