☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.24 ▲0.74%
ARI 4,670 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,794 ▼ -0.12% ETH $2,116 ▲ +0.07% XRP $1.3226 ▼ -0.43% SOL $80.0000 ▼ -2.21%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.24 ▲0.74 % ARI 4,670 ▼0.32 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.24 ▲0.74 % ARI 4,670 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Synon “përjetësinë” në pushtet, Putin befason, do garojë në zgjedhje si i pavarur

Dëshirën e tij për t’u përjetësuar si President i Rusisë, Vladimir Putin do ta realizojë në një mënyrë krejt të papritur për mbështetësit e tij dhe vetë kritikët në Perëndim. Kreu i Kremlinit sipas raportimeve të fundit nga Moska, do të kërkojë përsëri presidencën, por këtë herë duke garuar si një kandidat i pavarur në zgjedhje për të kërkuar një bazë të gjerë mbështetjeje.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se më shumë se 700 politikanë dhe figura të sportit dhe kulturës që përbëjnë një grup iniciative u takuan sot në Moskë dhe miratuan njëzëri kandidaturën e Putinit si i pavarur.

Putin, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për më shumë se dy dekada, ka njoftuar se do të kërkojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, të cilat ai pritet t’i fitojë me lehtësi.

Edhe pse ka mbështetjen e plotë të partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ai vjen me inovacion në këto zgjedhje dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Andrei Turchak, një zyrtar i lartë i kësaj force politike.

Më shumë se 3.5 milionë anëtarë dhe mbështetës të partisë do të marrin pjesë aktive në fushatën zgjedhore”, tha Turchak, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Sergei Mironov, një politikan i lartë nga partia pro-Putin “Just Russia”, tha gjithashtu se ai do të mbledh nënshkrime në mbështetje të kreut të Kremlinit.

Sakaq, për liderin 71-vjeçar zgjedhjet janë një formalitet pasi ai gëzon mbështetjen e shtetit, medias shtetërore dhe pothuajse s’ka asnjë kundërshtim publik nga establishmenti. Mbështetësit e Putinit thonë se ai ka rivendosur rendin dhe krenarinë kombëtare që Rusia humbi gjatë kaosit që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik dhe se lufta e tij në Ukrainë është e justifikuar./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.