☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▼0.94%
DOW 51,607 ▼0.12%
NASDAQ 26,835 ▼1.36%
NAFTA 94.99 ▲0.9%
ARI 4,106 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,741 ▼ -1.92% ETH $2,436 ▼ -2.98% XRP $1.3324 ▼ -2.65% SOL $104.2000 ▼ -2.74%
S&P 500 7,732 ▼0.94 % DOW 51,607 ▼0.12 % NASDAQ 26,835 ▼1.36 % NAFTA 94.99 ▲0.9 % ARI 4,106 ▼1.72 % S&P 500 7,732 ▼0.94 % DOW 51,607 ▼0.12 % NASDAQ 26,835 ▼1.36 % NAFTA 94.99 ▲0.9 % ARI 4,106 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

Sytë te Kushtetuesja! Sot shpallet vendimi për ‘fatin’ e ministres virtuale ‘Diella’

Ditën e sotme në orën 17:30, Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin për ‘fatin’ e ministres ‘Diella’.

Shpallja e vendimit pritet pasi Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për padinë e Partisë Demokratike kundër dekretit të Presidentit Bajram Begaj për emërimin e ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.

Më 23 shtator 2025, deputetët demokratë iu drejtuan Kushtetueses me padi duke kundërshtuar dekretin e Bajram Begajt që në nenin 2 të tij autorizonte Kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministrisë virtuale.

Demokratët argumentojnë se krijimi i një “ministri virtual” është në tejkalim të kompetencave të Presidentit të Republikës, cenon kompetencat e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave.

“Caktimi i përgjegjësive të reja nga Presidenti për Kryeministrin vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet”, thuhet në argumentimin e PD.

Sipas tyre, vetëm Kuvendi ka të drejtën të miratojë ndryshime ligjore apo kushtetuese që prekin kompetencat dhe përgjegjësitë e Kryeministrit dhe qeverisë.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Të nderuar kolegë,

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, do të zhvillojë sot, në orën 17:30, një komunikim me gazetarët lidhur me vendimmarrjen për çështjen me objekt:

“Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; si dhe shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.

Faleminderit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.