☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,589 ▲ +1.43% ETH $2,053 ▲ +2.55% XRP $1.3541 ▲ +1.69% SOL $83.7900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: 12 % e PBB është në kontratat e PPP

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se “qeveria shqiptare ka një mesazh të qartë nga FMN dhe BB në lidhje me shpenzimet dhe buxhetin; fokusimi tek rindërtimi dhe tek rikuperimi i ekonomisë nga pandemia, por ka vendosur të fokusohet tek oligarkia dhe PPP-të”.

Në një reagim, Tabaku theksoi se “vendimi i Qeverisë që përcakton një skemë PPP për strehimin social ku bën bashkëpunëtorë edhe qeverinë vendore është një shenjë që vesi del me shpirtin. 12 % e PBB sot është në kontratat e PPP, norma më e lartë në Bashkimin e Europian dhe shumë herë më e lartë se vendet e rajonit”.

“Ndërkohë që portet, aeroportet dhe çdo pasuri e shqiptarëve (përfshirë edhe pasurinë e tyre personale) është në PPP, qeveria vendos që të thellojë edhe më shumë krizën. Ajo vendos të kaloj përmes një VKM-je edhe strehimin social në skemën e shëmtuar dhe të pandershme të PPP-ve që ka ngritur në vend. Një skemë mafioze për të kapur çdo truall të lirë publik që ky i fundit të zhvillohet nga klientët e qeverisë. Një skemë e shëmtuar që u përdor dhe në lidhje me truallin e teatrit kombëtar”, – nënvizoi Tabaku.

Tanimë, vijoi ajo, do të përdoret kjo skemë korruptive dhe mafioze për të zhdukur parqet dhe për t’i justifikuar si banesa sociale.

“Kurrë shqiptarët nuk do t’i marrin këto banesa, përkundrazi! Në një kohë ku borxhi publik po shkon sa 100 % e PBB, në një kohë ku detyrimet karshi të tretëve po rriten si pasojë e sjelljes arrogante të qeverisë që po i kushton mbi 445 mln euro në arbitrazh. Më shumë borxh, më shumë detyrime, më pak mundësi për t’u strehuar, por më shumë para për klientët e qeverisë nga paratë e shqiptarëve. Qytetarët paguajnë më shumë taksa, qeveria i dhuron më shumë para dhe projekte oligarkisë së PPP-ve, ndërkohë që komuniteti merr gjithnjë e më pak shërbime në këmbim”, – tha Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.