Politika

Tabaku: Opozita, aksion qytetar për të ulur çmimin e naftës

Partia Demokratike denoncon rritjen e çmimi të naftës për qytetarët shqiptarë, pasi sipas saj, mbahet nga qeveria dhe oligarkët e saj cmimi më i shtrenjte në rajon dhe më gjërë, si dhe paralajmëron nisjen e një aksioni me çdo mjet demokratik.

Deputetja-e-PD-se-Jorida-TabakuDeputetja e PD-së, Tabaku, u shpreh gjatë një deklarate për mediat te shtunen se “Partia Demokratike ka ngritur prej kohësh shqetësimin se shqiptarët paguajnë sot më shumë për naftën dhe benzinën. Maqedonia e ka çmimin 15% më të ulët. Serbia e mbërthyer nga një krizë ekonomike dhe nga një recension, e ka çmimin 11% më të ulët se sa ne. Bosnja Hercegovina e ka 19% më të ulët se sa vlera që shqiptarët blejnë sot në pikat e karburantit. Qytetarët e vendit tonë u duhet të shpenzojnë 10% nga të ardhurat për të paguar një litër karburant. Ndërkohë që vende si Kroacia, Bullgaria, Sllovenia, Çekia, Polonia dhe Greqia, nuk e kalojnë kufirin e 5% të të ardhurave për një litër karburant. 10 lekë në cdo 100 lekë të cdo qytetari shqiptar shkon për shpenzimet e karburantit”.

“Ministrat heshtin për këto të dhëna të vërtetuara ndërkombëtarisht. Qeveria nuk ka bërë asgjë. Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë fakt dhe do të ndërrmarë një aksion qytetar”, u shpreh Tabaku

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button