☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,524 ▲0.28%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.62 ▲2.72%
ARI 4,057 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +0.11% ETH $2,332 ▼ -0.49% XRP $1.3120 ▼ -0.68% SOL $100.9300 ▲ +0.08%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: Rritja e parashikimeve buxhetore, për shkak të taksave dhe jo mirëqenies së qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një reagim në rrjetet sociale ka komentuar projektbuxhetin e viti 2024 të miratuar nga qeveria.

Sipas saj, rritja e parashikimeve buxhetore është për shkak të rritjes së taksave dhe jo mirëqenies së qytetarëve.

“Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet? Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 miliardë euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme”, tha Tabaku.

“Por çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqenies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit? Në mënyrë absolute jo!”, nënvizon Tabaku.

“Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës reale ka qenë 16%. Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës mesatare ka qenë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve”, shton deputetja e Partisë Demokratike.

Tabaku thekson më tej se shtresa e mesme dhe taksapaguesit e rregullt janë më të penalizuarit.

“Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është Jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë”, përfundon Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.