Politika

Tabaku: Shqiptarët të votojnë, sot dita e fuqisë sovrane për qytetarët

Kur kanë mbetur edhe pesë orë nga mbyllja e kutive të votimit, Partia Demokratike u kërkon shqiptarëve të votojnë, pasi sot është dita e fuqisë sovrane për të gjithë qytetarët. Në një dalje për mediat nga selia e PD-së, deputetja Jorida Tabaku tha se PD po dokumenton të gjithë procesin e votimit.

“PD falenderon qytetarët që kanë votuar deri tani, duke treguar qytetarinë e tyre e duke mos rënë pre e provokimeve, por nga ana tjetër së bashku me partnerët tanë janë në çdo qendër votimi dhe po dokumentojnë të gjithë procesin. Ku kanë mbetur pak më shumë se peë orë nga mbyllja zyrtare e kutive të votimit, përsëris thirrjen drejtuar zgjedhësve: ju që sot keni të drejtën e votës, ndani disa minuta nga koha juaj për të votuar, se vota është fuqia juaj dhe askush nuk mund të dalë mbi të. Mos mungoni, keni akoma pesë orë në dispozocion. Sot është dita e fuqisë sovrane për të gjithë qytetarët”, tha Tabaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button