☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 92.14 ▼18.42%
ARI 4,829 ▲3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $72,594 ▲ +5.79% ETH $2,262 ▲ +8.22% XRP $1.3852 ▲ +5.64% SOL $84.5100 ▲ +6.8%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 92.14 ▼18.42 % ARI 4,829 ▲3.08 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 92.14 ▼18.42 % ARI 4,829 ▲3.08 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri: Ligji për emigrantët, qëllim kryesor ka shërbimet dhe jo votën

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim dhe nen për nen ligjin e emigrantëve. Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi dhe një herë se qëllimi i ligjit është garantimi i shërbimeve për emigrantët dhe jo vetëm ai i të drejtës së votës.

“Ajo që është në kompetencën tonë e kemi sjellë këtu. Ne duam të regjistrojmë emigrantët. Ne duam të hapim diapazonin e shërbimeve për emigrantët. Ne duam të garantojmë që emigrantët të shërbehen cilësisht, në mënyrë transparente dhe me përgjegjësinë e shtetit. Ne duam të kthejmë mbrapsht borxhin historik që i kemi emigrantëve. Janë kontributorë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Por, kur vjen puna tek të drejtat që iu kthejmë mbrapsht është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë ç’është e mundur”, ka thënë Tahiri.

Për ministrin kjo do të jetë një gur themeli për votën e emigrantëve, por varet nga sistemi zgjedhor nëse kjo do të ndodhë apo jo.

“Pra, në qoftë se deri më sot për votën e emigrantëve janë bërë fushata, deklarata politike konstante, janë angazhuar energji pafund nga shoqëria civile, partitë politike, e thuajse çdo mazhorancë, ky është projektligji i parë që shtron gurin e themelit për të shkuar deri atje. Që do të thotë: për të shkuar tek vota e emigrantëve, fillimisht duhet të dimë kush, sa dhe ku banojnë emigrantët tanë. Kështu e ka bërë gjithë bota, nuk është se po shpikim ne. Por nëse kjo ndodh apo jo, varet nga sistemi i reformës në sistemin zgjedhor”, ka thënë Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.