🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,605 ▲0.34%
DOW 46,634 ▲0.28%
NASDAQ 21,984 ▲0.48%
NAFTA 112.81 ▲1.14%
ARI 4,689 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,829 ▲ +3.67% ETH $2,144 ▲ +4.09% XRP $1.3416 ▲ +3.18% SOL $82.0700 ▲ +2.79%
S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,634 ▲0.28 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,689 ▲0.19 % S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,634 ▲0.28 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,689 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri: Mungesa e adresave, shteg për manipulim në zgjedhje

Mungesa e adresave të sakta të qytetarëve ka qënë një shteg për manipulim të zgjedhjeve, është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në prezantimin e projektit për regjistrin e adresave.

“Ju shumë mirë e dini që në lista zgjedhore jeni mësuar gjithë këto kohë të keni kodin specifik, 999. Ata janë shtetasit që janë në listën zgjedhore, po nuk dihet ku banojnë. Jemi mësuar gjithë këto kohë të dimë kanë njerëz të identifikuar që votojnë në këtë kuti, ka njerëz të identifikuar në letër, që duhet të votojnë në këtë kuti. Se janë emigrantë apo jo, se janë njerëz që u ka ngelur banesa në letra te ajo qëndër votimi, po janë në qyteti tjetër. Se janë njerëz që nuk ekzistojnë, kjo nuk dihet. Kjo cënon parimet e sistemit zgjedhor, barazinë e votës së qytetarëve dhe ka shërbyer si shteg për manipulimin e zgjedhjeve, me shtetas që ekzistojnë vetëm në listë por jo në territor”, tha Tahiri.

Shumë zona në Shqipëri janë të pandriçuara nga dija institucionale dhe shtetërore, tha ministri, pasi ka munguar procesi për pasurimin e të dhënave. Deri më sot dihen të dhëna deri në vitin 2007. Por kjo për ministrin, ndikon në kapacitetin e institucioneve për të dhënë shërbim qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.