Takimi Erdoğan-Trump, Turqia e vendosur për garantimin e sigurisë kombëtare
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin e tij me homologun amerikan Donald Trump në margjina të Samitit G20 në Japoni, ka riafirmuar vendosmërinë e Turqisë për të zbatuar nevojat për garantimin e sigurisë kombëtare dhe ka shprehur shqetësime mbi përpjekjet që mund të dëmtojnë partneritetin strategjik, tha Presidenca e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim lidhur me detajet e takimit, presidenca turke theksoi se dy liderët kanë biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit në Siri dhe çështjet rajonale.
“Dy liderët kanë rikonfirmuar synimin e caktuar më herët për arritjen e një vëllimi tregtar prej 75 miliardë dollarësh, duke i vlerësuar hapat e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
“Presidenti ynë riafirmoi vendosmërinë e Turqisë për të zbatuar nevojat për garantimin e sigurisë kombëtare dhe shprehu shqetësime mbi përpjekjet që mund të dëmtojnë partneritetin strategjik”, theksohet më tej.
Ndërkaq, sipas presidencës, Trump ka fajësuar qeveritë e mëparshme amerikane për refuzimin ndaj Turqisë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore, duke shprehur dëshirë për zgjidhjen e çështjes pa dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe.