Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.81 ▼2.36%
ARI 4,383 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,578 ▲ +5.22% ETH $2,718 ▲ +5.57% XRP $1.4725 ▲ +6.75% SOL $115.5900 ▲ +6.91%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.81 ▼2.36 % ARI 4,383 ▼0.94 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.81 ▼2.36 % ARI 4,383 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Takimi i 22 i Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Tarquinio: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me BE-në

Këtë të hënë u mbajt në Tiranë Takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian.

Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquiniovlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar “spektakolare” progresin në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ajo që po ndodh në Shqipëri është spektakolare sa i takon negocimit të kapitujve. Kapituj që hapen, kapituj që mbyllen, është mbresëlënëse. Por gjatë punimeve të këtij komisioni sot jam i bindur se lipset që jo vetëm të miratojmë reforma, por edhe të sigurohemi që të vihen në zbatim në terren dhe kjo u takon zyrtarëve dhe përfaqësuesve tuaj që t’i ndjekin”, deklaroi ai.

Tarquinio theksoi se përveç miratimit të reformave, është jetike që ato të zbatohen në praktikë nga institucionet dhe përfaqësuesit shqiptarë.

“Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Kuvendin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt integrimit në BE. Asistenca teknike është njëra anë, por është edhe ana politike. Shqipëria është një vend me veçantitë e veta, të cilat duhen mbrojtur dhe ushqyer më shumë. Jeni një demokraci e re, e fortë, e gjallë, që u bën thirrje atyre që kanë detyrën të përfaqësojnë”, u shpreh Tarquinio.

Tarquinio u ndal edhe te klima politike në vend dhe debatet mes mazhorancës dhe opozitës. Ai tha se, pavarësisht dallimeve politike, është e rëndësishme që të punohet për një klimë më të qetë, në mënyrë që procesi i integrimit europian të vijojë përpara.

“E di që mes opozitës dhe pozitës ka debate, por e rëndësishme është të vazhdohet të punohet për të pasur një klimë më të qetë”, përfundoi Tarquinio.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.