Te ndryshme

Taksat ndaj bankave zvicerane mund të rivlerësonin evazorët grekë

Ekonomi

Nëpërmjet një marrëveshjeje me Zvicrën, Greqia mund të arrinte shumë më shpejt të mblidhte një pjesë të konsiderueshme parash, falë pikërisht grekëve që atje pastrojnë paratë e tyre, profetizon një ekspert. Ai madje habitet se si Athina deri më tani nuk ka qenë fort aktive në çështjen e parave të zeza

06rdv-swiss-superJumboQeveria greke ka nevojë urgjente për para e po e lufton tashmë me forcë evazionin fiskal kudo që e has. Por sipas disa ekspertëve të ekonomisë, në një kohë të pacaktuar në Zvicër do të vërshojnë miliarda për kasën shtetërore greke. “Një marrëveshje taksimi me Zvicrën mbi paratë e pista të grekëve, mund t’i sillte Greqisë rreth 10 deri në 15 miliardë euro”, thotë eksperti i ekonomisë, Friedrich Schneider, nga Universiteti i Lincit në Austri. “Grekët në Zvicër kanë të paktën 80 miliardë euro gjendje. Rreth dy të tretat e tyre janë para të zeza”, shpjegoi Schneider në vlerësimin e tij.

“Vendimi për të nënshkruar një marrëveshje taksash do të kishte qenë edhe masa më e shpejtë dhe më efikase, për të shkuar te paraja”, tha ekonomisti.

Te prioritetet e njoftuara të qeverisë greke renditet edhe lufta kundër shmangies ndaj taksave, apo ndryshe, evazioni fiskal. Ai shprehet shumë i habitur që qeveria greke deri më tani ka bërë pak hapa në këtë drejtim, tha Schneider duke pasur në fokus marrëveshjen me Zvicrën që e sheh si zgjidhje perfekte. Madje, sipas tij, është e çuditshme që shtete kreditore, nuk e kanë kërkuar me forcë një alternativë të tillë.

Ai përllogarit se janë rreth 10.000 “mëkatarë” taksash në Greqi, të cilët i kanë çuar paratë e tyre kryesisht në Zvicër. “Shuma me siguri se është dyfishuar në katër pesë vitet e fundit”, thotë ekonomisti që është specializuar për ekonominë ilegale.

Qeveria zvicerane në fakt, ka zhvilluar bisedime për këtë çështje në ditët e fundit me qeverinë greke. Negociata mes të dyja vendeve, ndërkaq ka pasur edhe më parë. Qysh në vitin 2012 ka pasur në fakt një marrëveshje taksash mes Greqisë dhe Zvicrës. Mirëpo, deri më tani nuk është vënë në zbatim.

BQE nuk pohon rolin si ndihmëse emergjente

Athina momentalisht po kërkon me dëshpërim për burime të reja parash e financimesh. Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve, Reuters, qeveria greke megjithatë nuk e ka varur shpresën tërësisht te Banka Qendrore Europiane. Sipas saj, banka e famshme e monedhës së përbashkët, ka urdhëruar bankat greke të mos blejnë më aksione nga qeveria greke. Kjo vlen edhe për letrat afatshkurtra, të ashtuquajturat T-Bills, citonte së fundmi Reuters një njohës të mirë të situatës.

Me dhënien e krediteve të tilla afatshkurtra shtetërore, Greqia mund të mblidhte një shumë të mirë parash. Mirëpo, Banka Qendrore Europiane, nuk ka pohuar rritjen e kufirit ekzistues të vlefshëm maksimal prej 15 miliardë eurosh, derisa Greqia të presë të tilla letra afatshkurtra. Ky kufi ndërkaq është kaluar tashmë.

Greqia, sipas fakteve që tashmë njihen kërcënohet që nëse nuk merr ndihma shtesë financiare, brenda katër javësh mund të shpallë falimentin si shtet. Në kërkim për burime të reja parash, qeveria në Athinë ka trokitur sigurisht edhe në dyert e Fondit Europian të Shpëtimit “EFSF”. Ajo dëshiron të marrë mbrapsht 1.2 miliardë euro, të cilat me shumë gjasa ajo i ka paguar me përqindje shumë të lartë. Çështja sipas Fondit, thuhet se po shqyrtohet ndërkaq.

Marrëveshja e së premtes dhe dyshimet për vlefshmërinë e saj

Bankat zvicerane edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së të premtes mes Athinës dhe Zvicrës nuk do t’i japin qeverisë greke informacione mbi depozitat e klientëve të tyre, të cilët dyshohen se u janë shmangur taksave, tha dje një zyrtar i lartë i Njësisë Europiane të Luftës Kundër Krimit Ekonomik (SDOE).

Sipas legjislacionit zviceran, bankat nuk janë të detyruara të ofrojnë informacion mbi klientët e tyre, derisa ata të mos jenë objekt i hetimeve për pastrim parash. Kjo e bën të pamundur për autoritetet greke të ndjekin realisht rastet e evazorëve të dyshuar, siç pretendohet.

Para tri vjetësh, Zvicra dërgoi një letër për kreun e Autoritetit grek të Pastrimit të Parave dhe aktualisht ministër i Shtetit, Panajiotis Nikoloudis, duke i cituar se ata nuk mund të ofronin dot informacione mbi kontot bankare të klientëve të bankave zvicerane, pa pasur një procedim penal ndaj tyre.

Aktualisht, anëtarët e Bashkimit Europian janë të kyçur në sistemin ARO (Asset Recovery Office) ose Zyrën e Rizbulimit të Aseteve, në mënyrë që të ofrojnë shkëmbim informacionesh dhe të dhëna mbi hetimet për pastrim parash. Zvicra ka gjithashtu akses në këtë zyrë.

Somariot

“Një marrëveshje taksimi me Zvicrën mbi paratë e pista të grekëve, mund t’i sillte Greqisë rreth 10 deri në 15 miliardë euro”, thotë eksperti i ekonomisë, Friedrich Schneider, nga Universiteti i Lincit në Austri. “Grekët në Zvicër kanë të paktën 80 miliardë euro gjendje. Rreth dy të tretat e tyre janë para të zeza”, shpjegoi Schneider në vlerësimin e tij

Qeveria zvicerane në fakt, ka zhvilluar bisedime për këtë çështje në ditët e fundit me qeverinë greke. Negociata mes të dy vendeve ndërkaq ka pasur edhe më parë. Qysh në vitin 2012 ka pasur në fakt një marrëveshje taksash mes Greqisë dhe Zvicrës. Mirëpo, deri më tani nuk është vënë në zbatim

Bankat zvicerane edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së të premtes mes Athinës dhe Zvicrës nuk do t’i japin qeverisë greke informacione mbi depozitat e klientëve të tyre, të cilët dyshohen se u janë shmangur taksave, tha dje një zyrtar i lartë i Njësisë Europiane të Luftës Kundër Krimit Ekonomik (SDOE)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button