Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,593 ▲0.56%
DOW 46,410 ▲0.62%
NASDAQ 21,935 ▲0.8%
NAFTA 89.31 ▼3.29%
ARI 4,561 ▲3.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,951 ▲ +1.12% ETH $2,164 ▲ +1.07% XRP $1.4062 ▲ +0.05% SOL $91.8800 ▲ +1.95%
S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,410 ▲0.62 % NASDAQ 21,935 ▲0.8 % NAFTA 89.31 ▼3.29 % ARI 4,561 ▲3.62 % S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,410 ▲0.62 % NASDAQ 21,935 ▲0.8 % NAFTA 89.31 ▼3.29 % ARI 4,561 ▲3.62 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Muzike

Tal Kravitz: Çdo këngë e imja, lutje për ditë më të mira

xhazzTal Kravitz/ Artisti i njohur izraelit në Shqipëri për edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit, i cili hap siparin sot për të vijuar deri më 27 korrik. Nga Tirana, festa e muzikës do të udhëtojë në Shkodër, Korçë e Porto Palermo

Në moshën 19-vjeçare u arratis nga Izraeli pasi nuk donte të kryente shërbimin ushtarak dhe përfundoi në ishujt e Papua Guinea. “Ishte turp që një djalë të largohej nga ushtria”, – tregon ai

Të mërkurën ai do të ngjitet në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në ambientet e hotel “Sheraton” për të interpretuar xhaz. Kjo është muzika e jetës së tij, ajo çfarë e bën të shndërrohet i gjithi nën tingujt që i ndalin prej duarve. Marco Castelli Trio (Itali), Marco Zappa (Zvicër), Tal Kravitz (Izrael), Lebi Derya (Gjermani), Evrim Demirel Ensemble (Turqi), Das Großmütterchen (Austri), Martin Brunner Trio (Ceki), Manos Tavlakis Trio (Greqi) dhe Gent Rushi Quartet (Shqipëri-Kosovë) janë 9 grupet që do të performojnë gjatë gjashtë netëve të festivalit. Festivali do të nisë në Tiranë e do të vijojë më pas në Shkodër, Korçë, Apoloni, apo Porto Palermo. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës si dhe bashkitë përkatëse. “Festivali, i cili vjen i organizuar nga Shoqata Syri Blu dhe fondacioni “Xoxa”, sjell në Shqipëri një aktivitet i cili i mungon vendit tonë, dhe që nëpërmjet tij, ne do të përpiqemi të promovojmë këtë zhanër i cili në Shqipëri nuk është edhe aq i pëlqyer sa muzika Rrock apo Pop”, tha Besim Petrela, producent i këtij eventi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.