🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0.62%
DOW 52,502 ▲0.56%
NASDAQ 25,335 ▲0.85%
NAFTA 84.80 ▲1.45%
ARI 4,106 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,086 ▼ -2.86% ETH $1,874 ▼ -2.56% XRP $1.0692 ▼ -1.99% SOL $73.3400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,483 ▲0.62 % DOW 52,502 ▲0.56 % NASDAQ 25,335 ▲0.85 % NAFTA 84.80 ▲1.45 % ARI 4,106 ▼1.32 % S&P 500 7,483 ▲0.62 % DOW 52,502 ▲0.56 % NASDAQ 25,335 ▲0.85 % NAFTA 84.80 ▲1.45 % ARI 4,106 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

TAP do lidhë kontratat e mbetura në fillim të 2016; pas tyre do bëhet e njohur kostoja e projektit

aaGazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të lidhë kontratat e mbetura të mëdha në kuadër të projektit, në fillim të vitit 2016.
Kështu ka deklaruar Lisa Givert, kreu i Komunikimeve pranë Tap, për të përditshmen azere Trendi.
Këto kontrata përfshijnë ndërtimin e tubacionit në det të hapur dhe linja e tubacioneve të kompresorëve, sipas Gilbert.
Vitin e kaluar TAP përfundoi kontratat për rrugët dhe urat, kompresorët turbo dhe valvulat.
Në fillim të 2016, dhënia e kontratave kryesore të prokurimit pritet të përfundojë.

“Pasi prokurimet dhe proceset e tjera të kenë përfunduar, atëherë TAP do të tregojë koston e projektit,” tha Givert.

Këtë vit TAP ka dhënë disa kontrata të rëndësishme, që kanë të bëjnë kryesisht me: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët (shtator 2015) dhe fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015), 270 km tuba linje dhe bërryla për pjesën tokësore (tetor 2015) si dhe 495 km tuba linje për pjesën tokësore (nëntor 2015).

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), SnamS.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.