🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.61 ▲0.96%
ARI 4,676 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,716 ▲ +3.23% ETH $2,146 ▲ +4.03% XRP $1.3389 ▲ +2.85% SOL $81.8000 ▲ +2.44%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.96 % ARI 4,676 ▼0.08 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.96 % ARI 4,676 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

TAP merr lejen e instalimit në Greqi

Gazsjellësi Tarans Adriatic Pipeline ka arritur të sigurojë lejen e instalimit. Lajmi konfirmohet nga Ministria greke e Energjisë dhe Mjedisit. Së bashku me Aktin e Instalimit ( të siguruar në janar të këtij viti), leja bën të mundur që që të nisë aktiviteti i ndërtimit në bazë të parashikimeve.

“Bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm me autoritetet greke ka siguruar mbarëvajtjen e projektit sipas të gjitha parashikimeve tona. Konfirmoj se transporti i tubave vazhdon të realizohet drejt destinacioneve Kavala dhe Selanik”, tha Ian Bradshaw, drejtori menaxhues i TAP.

Ndërsa procesi i transportit të tubave në Shqipëri nisi në tremujorin e dytë të vitit. Në total do të realizohen rreth 5,300 udhëtime, që do të ndjekin standardet e larta të sigurisë për të transportuar 13,000 copë tuba.

Parashikohet që kompania do të punësojë rreth 2,000 persona për procesin e ndërtimit të tubacionit dhë të kompresorëve.

Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në vitin 2020.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.