Ekonomia

TAP, pajisjet dhe makineritë mbërrijnë në Durrës; Rama: Projekt strategjik për Shqipërinë

Në Durrës kanë mbërritur mëngjesin e sotëm pajisjet dhe makineritë e para për punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
Është zona e Spitallës që do të shërbejë si magazinë për makineritë dhe pajisjet, në një sipërfaqe që arrin në 90 mijë metra katrorë.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi TAP-in një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë, e cila do të ketë gjithashtu edhe përfitime sociale.
“Përmes gazsjellësit TAP, Shqipëria do të kthehet në një nga arteriet energjitike në Evropë. Këto rrugë aksesi do të ndikojnë edhe në përmirësimin e standardit të jetesës”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, ky projekt i madh do të hapë 15 mijë vende pune në 5 vitet e ardhshme. “TAP është partneri kryesor i qeverisë për të ndikuar në aspektin social”, ka shtuar më tej Rama.
Në të njëjtat linja, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se, “ky është një investim që sjell punësim, të ardhura ekonomike, etj”.
Gjiknuri ka dhënë garancinë e tij se, pala shqiptare do të respektojë marrëveshjet e marra përsipër. “Ne do të bëjmë gjithçka që gjërat të ecin normalisht dhe që qytetarët të ndjejnë përfitimet e këtij investimi”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button