Ekonomia

TAP shpall kontratën për rrugët dhe urat në Shqipëri

Kompania “Trans Adriatic Pipeline” ka zgjedhur një konsorcium të përbërë nga kompanitë “Gener 2” Dhe “Sicilsaldo” për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve e urave në Shqipëri.

1429015758TAP-LogoVendimi i jep fund procesit të para-kualifikimit, nisur nga TAP në prill 2014, i ndjekur nga shqyrtimi i ofertave të bëra nga kompanitë që përmbushnin kriteret e rrepta.

Ndërtimi i rrugëve dhe urave të Shqipërisë përbën një hap thelbësor në përgatitjet e TAP për ndërtimin e gazsjellësit me të njëjtin emër, punimet për të cilin do të nisin vitin e ardhshëm.

Projektet e parashikuara në kontratën me dy kompanitë parashikojnë: Ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 kilometrave rrugë përgjatë shtegut të gazsjellësit, që do kalojë në: Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në qarkun e Korçës, në Çorovodë, Kakrukë, si dhe në rrethinat e Potomit në qarkun e Beratit dhe në Topojë të Fierit.

Ndërkohë, ndërtimi i dy urave të reja dhe rehabilitimi i rreth 50 urave ekzistuese në rajonet Korçë, Berat dhe Fier është projekti tjetër i së njëjtës kontratë, në të cilën parashikohet që punimet të nisin në tremujorin e dytë të 2015-s.

Rolin kryesor në konsorciumin fitues e ka “Gener 2”, një kompani shqiptare ndërtimi me rreth 20 vjet eksperiencë. Kompania ka realizuar projekte të shumta, përfshirë këtu hartimin, menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e projekteve private dhe atyre shtetërore të financuara nga qeveria.

Ndërsa “Sicilsaldo” është një kompani italiane e specializuar në fushën e inxhinjerisë, prokurorimit dhe ndërtimin në fushën e naftës dhe gazit, si dhe në sektorin energjitik. Shërbimet e ofruara prej saj variojnë nga dizajni i strukturave deri tek mirëmbajtja e impianteve dhe gazsjellësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button