Ekonomia

TAP: Shumë shpejt pritet të nisë puna në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit

-Ministri Gjiknuri pret në takim drejtuesit e projektit TAP-

Ministri-Gjiknuri-tryeza-me-TAP-1Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilloi të hënën një takim me drejtorin aktual menaxhues të projektit TAP AG, Kjetil Tunglan dhe drejtorin e ri menaxhues të Projektit TAP, Ian Bradshaw.
Gjatë këtij takimi u diskutua ecuria e deri tanishmE e projektit TAP dhe hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit. Shumë shpejt pritet të nisë dhe puna në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit.
Ministri Gjiknuri shprehu edhe njëherë gadishmërinë e palës shqiptare për të mbështetur realizimin e këtij projekti, duke synuar njëkohësisht maksimalizimin e përftimeve ekonomike të vendit tonë nga kalimi i këtij gazsjellësi.
Gjiknuri njohu drejtuesit e TAP-it për masat e ndërmarra deri më tani nga qeveria edhe sa i takon çështjes së gazifikimit të vendit. Ministri Gjiknuri tha se tanimë është siguruar fondi dhe po punohet për Masterplanin e gazit në Shqipëri ndërsa në bashkëpunim me qeverinë e Azerbaxhanit dhe kompaninë shtetërore të naftës SOCAR, do të mundësohet hartimi i studimit të fizibilitetit.
Drejtorët e TAP vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm me qeverinë shqiptare dhe konkretisht me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë në drejtim të përmbushjes së detyrimeve reciproke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button