☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.59 ▼0.17%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,617 ▼ -0.77% ETH $2,303 ▼ -0.97% XRP $1.2960 ▲ +0.42% SOL $99.5200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet -bizneseve: Nëse nuk paguani fermerin përmes bankës nuk merrni kompensim TVSH-je

fermerSubjekti blerës nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin prej 20% të paraqitur në faturën tatimore, nëse nuk provon kryerjen e kompensimit të fermerit nëpërmjet likuidimit të vlerës së faturës nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit…

Drejtoria e tatimeve u ka rikujtuar bizneseve që kanë bashkëpunim me fermerët, ndryshimin e fundit ligjor në Udhëzimin Nr. 23, datë 7.9.2015 “Për një shtesë në udhëzimin nr. 19, datë 3.11.2014, “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar” botuar në fletoren zyrtare nr. 157, datë 11.09.2015, në fuqi me botimin në fletoren zyrtare.

Me këtë udhëzim është bërë një shtesë në nenin 9 ”E drejta e zbritjes së TVSH-së së kompensuar”, pika 3. Sipas kësaj shtese përcaktohet se, citojnë tatimet: “Personi i tatueshëm blerës nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin prej 20% të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar sipas këtij neni, nëse nuk provon kryerjen e kompensimit të fermerit nëpërmjet likuidimit të vlerës së faturës nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit.”.

Sipas udhëzimit filleestar, Blerësi, person i tatueshëm, për çdo furnizim të produkteve bujqësore, të marrë prej fermerit, lëshon një faturë tatimore me TVSH sipas formatit të miratuar të faturave nga organi tatimor, në të cilën eviden-ton si shitës, shitësin fermer (prodhues bujqësor), NIPT-in e fermerit dhe të dhënat e tjera të kërkuara sipas faturës. Vlera totale e faturës përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit fermer, përfshirë normën e kompensimit e cila është 20%. TVSH-ja e shënuar në faturë prej 20% përbën normën e kompensimit të fermerit. Kompensimi i akorduar i paguhet fermerit nga blerësi, person i tatueshëm, përkundrejt furnizimeve të kryera. Norma e kompensimit aplikohet mbi çmimin pa TVSH.

Kjo skemë e kompensimit të TVSH-së, ndërsa ka qenë pozitive për të nxitur bujqësinë vendase dhe zëvendësuar importet, pasi nxiti supermarketet të furnizoheshin me produkte vendase, është “fajësuar” nga ministri i financave si një nga arsyet që ka ndikuar në uljen e të ardhurave të TVSH-së (TVSH-ja nga produktet e importit vilet më kollaj, sepse parapaguhej në doganë) .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.