🌧️
Tiranë 5°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.12 ▼1.44%
ARI 4,398 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,810 ▼ -3.14% ETH $2,063 ▼ -4.65% XRP $1.3621 ▼ -3.62% SOL $86.5600 ▼ -5.12%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.12 ▼1.44 % ARI 4,398 ▲0.48 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.12 ▼1.44 % ARI 4,398 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet vënë 9 piketat se si do të luftojnë mashtrimin tatimor deri në vitin 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë gati një plan strategjik për periudhën 2017-2021, në të cilin janë vënë piketat themelore se si do të luftohet mashtrimi tatimor. Në themel të tij janë përqendrimi i kontrolleve tatimore në bizneset me risk të lartë evazioni dhe përpunimi i të dhënave në mënyrë elektronike.

Së pari, do të bëhet kontroll tatimor i përqendruar tek tatimpaguesit, risqet dhe sektorët ekonomikë, të cilët kanë gjeneruar humbje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.

Së dyti, zhvillimi i metodave të reja të analizimit të të dhënave në mënyrë elektronike gjatë kontrollit tatimor dhe mbështetja e përdorimit të gjerë të faturave elektronike. Gjithashtu do të zhvillohen kapacitetet për monitorimin dhe kontrollin e transaksioneve elektronike.

Së treti, shtimi i formulave në modelin e kontrollit për të shtuar efektivitetin e tij në identifikimin e tatimpaguesve më rrezik.

Së katërti, përmirësimi i kapaciteteve në kontrollin e produkteve me risk të lartë tatimor me qëllim verifikimin elektronik të të dhënave në zinxhirin e transaksioneve.

Së pesti, përmirësimi i cilësisë së kontrolleve. Përditësimi i procedurave të kontrollit për të siguruar kryerjen në kohë dhe në mënyrë standarde të tyre.

Së gjashti, zhvillimi i kapaciteteve për zbulimin e mashtrimeve tatimore nëpërmjet përdorimit dhe analizimit të informacioneve nga burime të ndryshme, si dhe krijimin e ekipeve të profilizuara.

Së shtati, përdorimi i qasjes për parandalimin e mashtrimeve tatimore, mbështetur në monitorimin dhe komunikimin e vazhdueshëm me tatimpaguesit, në mënyrë që të stimulojnë korrigjimin vullnetar dhe në kohë të sjelljes jo të rregullt.

Së teti, ngritja e kapaciteteve të personelit të Drejtorisë së Kontrollit në DTM, mbi bazë të sektorëve të ekonomisë.

Së nënti, rritja e bashkëpunimit me institucione të tjera ndërvepruese në gjurmimin e krimit tatimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.