Ekonomia

Tatimi mbi primin e shkruar bruto do të rritet me 7 % në 2016-ën

Qeveria propozon një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”, përmes së cilit parashikohet rritja e tatimit mbi disa kategori të primit të shkruar bruto në sigurime nga 3 % në 10 %.

Të përjashtuara nga rritja me 7 % e tatimit mbeten sigurimi i jetës dhe sigurimet e aksidenteve në udhëtim dhe kartoni jeshil, duke qenë se këto dy kategori sigurojnë dëme që mund të ndodhin jashtë vendit. Sipas burimeve, arsyeja e rritjes së tatimit ka qenë reagimi abuziv i tregut ndaj heqjes së tatimit mbi vlerën e shtuar, vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – shtator 2015 kapën vlerën mbi 10,067 milionë lekë, ose 17.27% më shumë se në periudhën janar – shtator 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.04% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 6.84% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.13%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.31% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.69% të totalit të tregut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button