roze

Taylor Swift dhe Calvin Harris i japin fund lidhjes 15-mujore

Këngëtarja Taylor Swift dhe DJ Calvin Harris i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 15-mujore, të paktën sipas thashethemeve që qarkullojnë së fundmi.

Një burim i brendshëm për revistën “People” ka deklaruar: “Fundi i marrëdhënies nuk ishte një dramë. Gjërat ndonjëherë thjesht nuk funksionojnë”. Një tjetër burim i afërt me këngëtaren ka konfirmuar për “DailyMail” se lajmi i publikuar nga revista “People” ishte i saktë.

Duket se kjo është arsyeja se pse DJ skocez është fotografuar i lënduar shpirtërisht, teksa udhëtonte drejt shtëpisë së tij në Los Angeles pas një udhëtimi të shkurtër në Londër.

Taylor 26-vjeç dhe Calvin 32-vjeç nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin në muajin mars 2015 dhe dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Megjithatë përflitet se ishe DJ skocez, emri i vërtet i të cilit është Adam, ai që i ka dhënë fund kësaj marrëdhënie, raporton “E! News”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button