🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.08 ▼0.14%
ARI 4,190 ▼2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,273 ▼ -2.24% ETH $1,625 ▼ -2.75% XRP $1.1087 ▼ -4.09% SOL $63.4700 ▼ -4.04%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.08 ▼0.14 % ARI 4,190 ▼2.24 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.08 ▼0.14 % ARI 4,190 ▼2.24 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Të akuzuar për trafik droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë të mërkurë, 10 qershor, ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit A.H dhe K.H, duke konfirmuar vendimin e dhënë më herët nga Shkalla e Parë.

Dy vëllezërit ndodhen në paraburgim që prej korrikut të vitit të kaluar, pas operacionit që çoi në goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me aktivitet nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës.

Sipas akuzës, dy vëllezërit, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë trafikuar gjatë vitit 2020 rreth 6 ton kokainë. Vlera e kësaj sasie në treg përllogaritet të ketë arritur në rreth 411 milionë euro.

Kujtojmë se më 27 korrik të viti të kaluar (2025) Gjykata e Posaçme la në qeli pa afat 5 nga 6 personat që u vunë në pranga të premten me kërkesë të SPAK, si pjesë e një grupi që trafikoi 6 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian.

Rastet e trafikut të drogës të goditura nga autoritetet ndërkombëtare datojnë nga vitet 2020-2021 dhe u dokumentuan si rezultat i zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky.

Gjithashtu, këta persona, për të mos lënë asnjë gjurmë nga aktiviteti i tyre kriminal, përdornin sistemin Hawala për shmangien e sistemit bankar në kryerjen e pagesave për lëndën narkotike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.