roze

Të gjithë duan pasurinë e Prince

Kërkesat e 29 personave që pretendojnë se kanë pjesë në pasurinë e legjendës së muzikës, Prince, janë rrëzuar nga një gjykatë e shtetit të Minesotës.

Këngëtari u nda nga jeta në muajin prill, si pasojë e një mbidoze aksidentale qetësuesish, por ai nuk la asnjë testament dhe nuk kishte fëmijë.Pasuria e tij vlerësohet të arrijë 300 milionë dollarët.

Një gjykatës ka urdhëruar tani kryerjen e testeve gjenetike tek 6 persona që pretendojnë se janë kushërinj të këngëtarit. Do të testohen gjithashtu edhe 4 motra e vëllezer, ashtu si edhe 2 gra që besohet të jenë mbesa dhe stërmbesa të ikonës së popit. Testet gjenetike rrëzuan pretendimet e një burri në një burg të Kolorados, i cilit tha se ishte djali i Prince.

Si pjesë e vendimit të fundit të gjykatës së Minesotës, gjyqtari Kevin Eide arriti në përfundimi se pretendimi i një gruaje nga Xhorxhia se ajo dhe prince dikur kishin qenë të martuar nuk ishte i vlefshëm. Sipas gruas, Cia po përpiqej ta mbante të fshehur martesën. U rrëzuan gjithashtu kërkesat e 5 burrave, që këmbëngulnin se Prince ishte babai i tyre.

Këngëtari trup vogël karizmatik u gjet pa shenja jete në ashensorin e pronës se tij në Paisley Park, mëngjesin e 21 prillit.

Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se vdekja e 57-vjeçarit kishte ardhur si pasojë e mbidozës së qetësueseve Fentanil, të rekomanduara nga mjeku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button