Bota

Krijohet gjigandi i hotelerisë më i madhi në botë

Marriott ka blerë Starwood hotels and Resorts, dhe me këtë operacion lind kolosi më i madh në treg në këtë sektor. Gjigandi i ri do të ketë nën kontroll 5700 struktura hotelerie në të gjithë globin me rreth 1.1 milionë dhoma, në 110 vende të ndryshme të globit.

Marriott dyfishon kështu prezencën në Azi dhe Lindjen e mesme. Operacioni kap vlerën e 13 miliardë dollarëve. Aksionet e Starwood ndërkohë nuk do të jenë më të listuara në bursën e New York.

Sipas parashikimeve paraprake, kosto totale e shkrirjes mes dy kompanive do të kapë vlerën e 140 milionë dollarëve. Bordi drejtues i Marriott ndërkohë do të shtohet me tre anëtarë të tjerë, në 14 anëtarë.

Me blerjen e Starwood, Marriot dyfishon prezëncën edhe në Itali, Turqi, Austri, Poloni dhe Portugali. Disa media bëjnë me dije se, kolosi i ri planfikon të hyjë edhe në tregje të reja, si Kroaci, Maltë, Ukrainë, Bullgari dhe Shqipëri.

Nëse rrjeti më i madh i hoteleve në Botë do të vendoste të vinte në vendin tonë, atëherë ky do të ishte realisht një lajm mjaft pozitiv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button