☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,655 ▼1.15%
DOW 51,949 ▼0.44%
NASDAQ 26,130 ▼2.18%
NAFTA 98.94 ▲2.53%
ARI 4,182 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,386 ▼ -1.38% ETH $2,414 ▼ -1.64% XRP $1.2976 ▼ -3.54% SOL $103.2800 ▼ -2.74%
S&P 500 7,655 ▼1.15 % DOW 51,949 ▼0.44 % NASDAQ 26,130 ▼2.18 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,182 ▲0.28 % S&P 500 7,655 ▼1.15 % DOW 51,949 ▼0.44 % NASDAQ 26,130 ▼2.18 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,182 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite seanca plenare dhe Bordi i RTK-së

Mbledhja nis në orën 11:00. Përveç rendit të ditës së seancës së radhës plenare, Kryesia do të shqyrtojë formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe propozimin e Listës Serbe për deputetët në komisionet parlamentare.

Zyra e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se të hënën, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, siç njofton Klan Kosova.

Pika kryesore e rendit të ditës është propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës plenare. Sipas njoftimit, seanca plenare do të përfshijë miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Në mbledhje do të shqyrtohet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës. Komisioni do të përzgjedhë dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.

Pikë tjetër e rendit të ditës është votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu propozime dhe kërkesa të tjera, pasi të miratojë procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.