Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.50 ▼14.56%
ARI 4,745 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,539 ▲ +2.18% ETH $2,215 ▲ +3.34% XRP $1.3519 ▲ +1.32% SOL $83.4400 ▲ +0.79%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.50 ▼14.56 % ARI 4,745 ▲1.29 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.50 ▼14.56 % ARI 4,745 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Të hënën nis zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së

homazh-kico-fotiadhi-RTSH-1-525x350Komisioni Parlamentar i Medias pritet të nisë të hënën procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Medias Audiovizive javen e kaluar nga Kuvendi, në seancën e ardhshme pritet dhe zgjedhja e kreut të këtij institucioni, tashmë pritet çelja e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit drejtues të RTSH-së.
RTSH-së, enti kryesor publik mediatik në vend, prej 3 vjetësh po funksionon me një këshill të vjetër drejtues, të cilit i ka përfunduar mandati, po ashtu edhe kryetarit të tij. E njëjta situatë është edhe për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, i cili prej më shumë se një viti ka dhënë dorëheqjen.
Ligji “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në Kuvend në mars të këtij viti, përcakton funksionimin e KD-së së RTSH-së. Këshilli përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Në këte post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga KD për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturave. Përzgjedhja e kandidaturave bëhet nga Këshilli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.