Të ishte për Ramën, vula do hipotekohej nga Berisha
Nuk po i hyj debatit se cili ka te drejte ne kete historine bajate te vules, por nje gje duhet thene: Vendimi i sotem nuk eshte diktuar nga Rama. Te ishte per Ramen, vula do hipotekohej sot nga Berisha.
Me Berishen ne krye, opozita nuk ka asnje shans te ngrihet, te reformohet, te ofroje dicka te re, te pershtatshme per te prodhuar shprese e per te terhequr elektorat gri. Me cdo variant tjeter pervec Berishes, opozita ka shanse te ofroje nje fytyre te re per te ardhmen.
Per kete arsye, interesi i Rames eshte te favorizoje Berishen si garanci te perjetshme te pushtetit te vet, qe, ne fakt, sot eshte me i rrenuar se kurre ne planin e besueshmerise publike. Vete shtyrja prej nje viti e gjyqit te vules, ndersa i falen shkallen e pare, ka qene nje menyre per ta ndihmuar.
Kjo shtyre e stergjate i dha mundesi Berishes te fitoje kohe dhe te punoje fort, i ndihmuar edhe nga mediat e oligarkise, te marre ne kontroll nje pjese te mire te strukturave dhe vemendjes publike, per ta vene sot gjykaten dhe shoqerine perballe faktit te kryer.
Une nuk e di kush e ka shumicen ne PD, ndonese besoj se shumica nuk eshte me Berishen. Mund te mos jete as me Alibeajn, por eshte e sigurt qe sot ka nje fryme te gjere jo Berishiste ne opozite. Kete na e verteton fakti qe gjysma e elektoratit te djathte nuk doli te votoje ne zgjedhjet e 6 marsit.
Persa i perket strukturave te partise, ato jane pragmatiste dhe shkojne nga i forti. Te vendosur perballe presioneve, faktit te kryer, shume prej drejtuesve te tyre, perfshire ketu edhe deputete, sigurisht pa kuraje politike, jane lekundur.
E megjithate, gjysma e grupit parlamentar, kryesise se vjeter dhe shumica derrmuese e drejtuesve te degeve nuk shkuan tek Berisha. Kjo nuk eshte pak ne kushtet kur fluksi joberishist eshte sot pa kryetar, pa veprimtari politike ne terren dhe thuajse i paperfaqesuar.
Sot, pa pranine e amerikaneve, Berisha do kish marre gjithcka. Fakti qe nuk e mori verteton se ai nuk ka me fuqi te imponohet, me gjithe ndihmen e Rames. Ky eshte, gjithsesi nje lajm i mire ne germadhen ku e ka katandisur opoziten revolucioni vetevrases i nje lideri qe eshre ne lufte me kohen, veten dhe fatin e vet tragjik dhe te pakthyeshem.