Keshilla

Të moshuarit, fëmijët dhe të rinjtë, ja sa mjaltë duhet të konsumojnë

c6c5c132-9543-4001-9483-db220c69f3b0---0-Mjalti është mirë të ruhet në vende të errëta, të pastra, të flladshme – të mos jetë as shumë ftoftë e as shumë nxehtë. Nuk është mirë që mjalti të qëndrojë në frigorifer, pasi ai bëhet shumë i trashe dhe kristalizohet shpejt. Të ftohtit dhe të nxehtit e lartë e dobësojnë cilësinë e mjaltit.

Përdorimi

Mjaltin nuk bën ta gëlltisim si çajin, ujin, kosin apo si ushqime tjera, por mjaltin e mbajmë në gojë, sikur të jetë djathë apo bukë. Sa më gjatë që e mbajmë në gojë, aq më shpejt depërton në gjak, dhe në këtë raste, na shërben si materie shëruese biologjike. Mjalti, sa më gjatë që tretet në gojë përmes gjëndrave pështymore, aq më efektive është për shëndetin e njeriut. Nëse mjalti pihet apo gëlltitet, pa e mbajtur në gojë, kalon direkt në lukth, ku lukthi i ka materiet për tretjen e ushqimit dhe drejtpërsëdrejti dobësohen efektet biologjike, sidomos enzimat dhe mbesin vetëm materiet dhe karbohidratet (sheqernat) që për shëndetin e njeriut munde të jenë të tepërta. Preferohet që ta përdorim para ushqimit ose menjëherë pas ushqimit për arsye se mjalti përmban edhe sheqerna në vete dhe mund të jetë ushqim ideal për t’i ushqyer bakteret e dhëmbëve. Menjëherë pas përdorimit të mjaltit është mirë të pastrohen dhëmbët.

Sasia që duhet të konsumojmë

Mjalti përdoret 1 deri 3 herë në ditë, varësisht prej kërkesave dhe nevojave të personit. Maksimalja në ditë është 100 gr. mesatarja është 50 gr. minimalja është 20 gr. Vlen të përmendet: sportisti e përdor ndryshe, plaku ndryshe, fëmija ndryshe dhe i sëmuri ndryshe. Më së shumti mjaltin e konsumon sportisti dhe punëtori i cili punon shumë fizikisht – deri në 100 gr, por me kusht që ëmbëlsirat tjera mos t’i përdor. Më së paku mjaltin e përdorin të moshuarit ose fëmijët e vegjël, sepse këta të dy lëvizin shumë pak ku kërkesat e nevojave për energji i kanë më të vogla në krahasim me sportistin dhe punëtorin. i sëmuri, mjaltin e përdor sipas gjendjes fizike dhe peshës që e ka. Nëse i sëmuri ka mbipeshë dhe është me diabet, mjaltin duhet ta përdorë në mas shumë të kufizuar dhe të këshilluar. Ai i cili ka peshë normale dhe është i sëmurë për ndonjë arsye i lejohet të përdorë një mesatare të sasisë prej 20 deri në 40 gr. Kurse nga mjekësia e dimë se njeriut i mjaftojnë 50 deri në 60 gr. sheqerna në ditë, prandaj çdo njeri i shëndoshë ose i sëmurë, punëtor ose sportist, duhet ta dijë masën e sheqernave që duhet ta përdore. Vlen të përmendet edhe një shembull: sasitë e tepërta të sheqernave e të karbohidrateve, nëse përdoren në sasi të tepërta, janë më të dëmshme se yndyrat. Si krahasim: njeriu mund të hajë shumë karbohidrate, ndoshta edhe 10-fish më shumë se sa që i nevojiten organizmit, dhe prapë nuk është në gjendje ta hetojë këtë rrezik, kurse yndyrë, nuk mund të hajë shumë, se njeriu ngopet nga yndyrat, edhe mjalti është ai që ka shumë sheqerna në vete dhe nuk ka fare yndyrë.

Pse duhet të përdorim mjaltë

Sepse vlerat biologjike që i ka, i ruan shumë të freskëta, bioefektin e ka drejtpërsëdrejti, efektin e ka, sidomos kur mjaltin e mbajmë sa ma gjatë në gojë. Mjaltin nëse e përpijmë, në lukth, përmes thartirës se tretjes, atij i dëmtohen vlerat ushqyese siç janë bioefektet e ndryshme dhe enzimat. Nëse është fjala për atë, i cili dëshiron ta hajë si ëmbëlsire mjaltin, nuk është patjetër të konsumohet çdo ditë. Mjaltin nuk është mirë ta ziejmë ose ta hedhim në ujë me temperatura të larta, as në qumështin tepër të ngrohur, sepse temperatura shumë e lartë, mbi 45 grade, ia dëmton ose ia humbë efektin e vlerave biologjike që ka. Temperatura sa ma e lartë, aq ma shumë i dëmton vlerat biologjike.

Sheqeri në trup

Brenda 24 orëve njeriut i duhen afër 50-60 gr. sheqerna. Për fat të keq tradita e ushqimit njerëzor, sheqernat i konsumon shumë ma tepër se sa i duhen organizmit. Supozohet se i përdorim ndoshta edhe 70-800 gr. karbohidrate në ditë. Sipas shkencëtarëve thuhet se zhvillohen deri në 3000 sëmundje të ndryshme nga përdorimi i tepruar i sheqernave. Hulumtimet shkencore na kanë bërë të ditur se sheqernat e tepërt me të cilët e ngarkojmë organizmin, janë të dëmshëm, sepse organizmi detyrohet të marr masa shtesë për tu mbrojtur nga këta sheqerna të tepërt. Qelizat B, që janë të afta të krijojnë hormonet e insulinës, stërngarkohen me punë dhe shpesh herë nuk mund ta shfrytëzojnë energjinë e sheqernave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button