☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,906 ▲ +0.28% ETH $1,677 ▲ +0.21% XRP $1.1475 ▲ +0.52% SOL $67.8400 ▲ +1.41%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Politika

“Të protestohet vetëm me flamur kombëtar”, Lapaj: Vetëm protesta pa parti mund të na bashkojë

“Protesta duhet të zhvillohet nën flamurin kombëtar dhe jo nën siglat e partive politike”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, sipas të cilit vetëm kështu mund të bashkohen qytetarët, duke ripërsëritur thirrjet e tij të bëra muaj më parë kur protestonte i vetëm në bulevard.

“Nëse ju e mbani mend në transmetimet tuaja në gjatë dhjetor-janar-shkurtit, kam bërë ekzaktësisht këtë thirrje, domethënë që duhet nën flamurin kombëtar pa sigla të spikatura të njërit apo të tjetrit, sepse kjo mund të krijojë të vetmen rrymë që mund t’i bashkojë të gjithë përrenjtë për të krijuar një lum të madh të reagimit popullor. Më e rëndësishme është Shqipëria në këtë fazë sesa shtëpia politike e njërit apo e tjetrit”, u shpreh Lapaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestë vjen si një reagim ndaj arrogancës së kryeministrit Rama.

“Është ajo pika që mbush gotën. Çdo protestë, çdo reagim, çdo përballje është një kontribut që e kam bërë dimensione të ndryshme të shoqërisë pa i dhënë përparësi askujt, por nga ana tjetër pa relativizuar asnjë tjetër. Unë mendoj që qoftë dhe një reagim i çdo qytetari që është bërë gjatë këtyre viteve është një pikë që është hedhur në këtë gotën që po derdhet. Kështu që mendoj që e rëndësishme është që arritëm në këtë ditë, në ditën që qytetarët janë në shesh masivisht përballë arrogancës së Edi Ramës. Kjo është më e rëndësishmja”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.